Parashikimi i motit: Shi nga mëngjesi deri në darkë në çdo cep të vendit, ulen temperaturat

schedule07:14 - 11 Tetor, 2021

schedule 07:14 - 11 Tetor, 2021

Sipas MeteoAlb: Kushtet e paqëndrueshme atmosferik do të vijojnë të sjellin mbizotërim të vranësirave të shpeshta në vendin tonë, ku parashikohet që herët pas here vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjell reshje të pakta në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar.

Por në orët e pasdites dhe ne vijim do te këtë shtim te mëtejshëm te vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet mesatar në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër te territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e detare dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare të cilat më te dukshme do të jenë në zonën perëndimore të Kosovës.

Por orët vijuese shtojnë vranësirat duke gjeneruar reshje si fillim në perëndim të vendit dhe gjatë mbrëmjes i gjithë territori i Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Deri vonë pasdite, MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të sjelli reshje të pakta dhe të izoluara në vend. Por mbrëmja i fuqizon vranësirat duke bërë që reshjet e dendura te shiut të përfshijnë të gjithë republikën e MV.

Rajoni dhe Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit Europian mbetet me vranësira dhe reshje shiu,  ku më të dendura reshjet do të jenë në Gadishullin e Ballkanit. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta paraqitet Europa Lindore dhe Veriore. Po ashtu, Europa Jugperëndimore dominohet nga mot, kryesisht i kthjellët.