Parashikimi i motit, sa shënon termometri sot

schedule07:16 - 27 Korrik, 2022

schedule 07:16 - 27 Korrik, 2022

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, por kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse gjithë vendin tonë të cilat më të dukshme do të jenë në Verilindje dhe Juglindje duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugperëndimore dhe Qëndrore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakat të vranësirave. Në ndikimin e kushteve të qëndrueshëm atmosferike do të jetë edhe Britania e Madhe. Ndërsa vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. PO ashtu pjesërisht rajoni i Ballkanit do të jetë me rrebeshe shiu.

Kosova

Deri në orët e mesditës parashikohet që Kosova të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese. Ndërsa pas mesdite vranësirat gradualisht do të shtohen dhe pritet që herë pas here ato të pësojnë zhvillime duke sjellë në vend rrebeshe të përkohshme në pothuajse të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Paraditja në MV mbeten në mbizotërimin e orëve të shumta me diell, por në lokalitete të izoluara do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa mesdita dhe orët vijuese sjellin kalime vranësirash në për të gjithë MV, ku në Veriperëndim do të gjenerojnë shira të pakët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!