Parashikimi i motit/ Reshje shiu me erë e fortë, dallgëzimi në det deri në pesë ballë

schedule07:52 - 7 Janar, 2024

schedule 07:52 - 7 Janar, 2024

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, vranësirat dhe shirat do të jenë prezent që në orët e paradites ku herë pas here priten edhe rrebeshe, më të theksuara në zonat veri-veriperëndimore

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të mbetemi edhe gjate pasdites ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente, por në sasi më të pakta.
Gjatë natës pritet ndërprerje e përkohshme e reshjeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor -juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë./ abcnews.al