Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për gjatë javës. Pritet që kjo javë të sjellë rënie të temperaturave në të gjithë territorin shqiptar.
“Kjo javë sjell rënie të temperaturave të ajrit në të gjithë territorin shqiptar. Dita e sotme sjell maksimumin në 37 gradë celsius ndërsa në orët e para të mëngjesit kemi regjistruar vlera në 14 gradë celsius në qytetet e zonave malore. Dita e martë sjell rritje të përkohshme të temperaturave të ajrit, maksimumet në rang territori të ngjiten në vlerën 39 gradë celsius. Duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim, presim temperatura që do të luhaten në vlerën 36 apo 37 gradë celsius në orët e mesditës. Qarqet me temperaturat më të larta mbeten Elbasani, Berati, Gjirokastra po ashtu edhe kryeqyteti. Deri ditën e mërkurë parashikohet që gjatë orëve të pasdites do të kemi zhvillim të vranësirave dhe rritje të lagështirës së ajrit dhe do të krijohet mundësia për rrebeshe shiu. Reshjet do të jenë prezente në gjysmën lindore të territorit shqiptar. Të premten do të ketë përmirësim të kushteve të motit, dhe kalimeve të vlerave të vranësira. Ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ditën e sotme ka patur rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Të martën do të ketë rritje të përkohshme”, tha meteorologu Osmani.
/abcnews.al/