Parashikimi i motit për sot: Rikthehehen ditët me diell

schedule07:55 - 14 Janar, 2020

schedule 07:55 - 14 Janar, 2020

Sipas Meteoalb: Pas fundjavës me vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit, duket se ditët me diell do të rikthehen sërish.

Ashtu si sot edhe nesër dita do të shoqërohet me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, për tu larguar më pas nga territori i vendit tonë dhe për t’jua lënë vendin kthjellimeve.

Përsa u përket temperatuarave të ajrit, ato do të rritën në mëngjes dhe do të mbeten konstante dhe gjatë ditës, me vlera ditore nga -4°C në zonat malore deri në 15°C në bregdet. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.