Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë ditës

schedule07:13 - 20 Tetor, 2020

schedule 07:13 - 20 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në pjesën gjysmë lindore të Shqipërisë.

Por pas mesditës kthjellimet do të përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Edhe e marta nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës, por pasditja sjellë kalime vranësirash, ku më të shpeshta do jenë në zonat lindore, por pa reshje.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet mbizotërojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës në MV.

Parashikohet që edhe pasdite të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

Rajoni dhe Evropa

Veriu i Evropës do përfshihet nga vranësira të dendura dhe reshje dëborë, po ashtu në kushte të paqëndrueshme atmosferike paraqitet qendra dhe gadishulli Iberik, ku rrebeshet e shiu do jenë mbizotërues. Ndërsa kthjellimet vijojnë në Evropën jugore dhe lindore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!