Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira do të përfshijnë vendin gjatë ditës

schedule07:13 - 23 Nëntor, 2020

schedule 07:13 - 23 Nëntor, 2020

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të mbetet në mbizoterimin e motit me diell në të gjithë vendin. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por nuk kemi ndryshime në vlerat maksimale duke luhatur ekstremumet ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta. Parashikohet që edhe pjesa tjetër e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

MV sot gjatë gjithë ditës do të paraqiteT me kthjellime. Përjashtim bëjnë zonat lindore të cilat pas mesditës do kenë kalime vranësirash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!