Parashikimi i motit/ Intervale të gjata me diell, si pritet të jenë temperaturat

schedule07:20 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 07:20 - 30 Dhjetor, 2024

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 14°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme prej disa ditësh dominojnë kushtet atmosferike në Republikën e Kosovës, duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara. Por parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në pjesën e dytë të ditës duke u shfaqur kryesisht në zonat qendrore dhe Lindore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale deri në 7°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut në orët e para të ditës dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes vranësirat gradualisht do të shfaqen në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut, ku më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat Lindore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por mbeten konstante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 8°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë rra do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Verilindor.

Evropa

Gadishulli Iberik do të përfshihet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë me intensitet të lartë. Gjithashtu me vranësira dhe reshje do të paraqiten Britania e Madhe dhe Lindja e kontinentit, ku reshjet do të jenë në formë dëbore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit europian do të paraqitet me mot të qëndrueshëm, ku Europa qendrore do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Po ashtu me masa ajrore të qëndrueshme do të jetë pjesa më e madhe e Pellgut të Mesdheut, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në Jugperëndim të Ballkanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!