Parashikimi i motit, dita nis me vranësira kalimtare dhe reshje të izoluara në mesditë

schedule07:17 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 07:17 - 2 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore verilindore gjatë paradites duke kushtëzuar kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por mesdita sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të izoluar shiu në Jug dhe Veri, ndërsa reshje të pakta dëbore do ketë në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Paraditja vijon me mot të kthjellët por të ftohtë në territorin e Kosovës. Por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave edhe pse nuk priten reshje.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por pjesa e ditës e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në MV ku me të dukshme do jenë në zonat perëndimore.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Veriore mbetet me vranësira të dendura dhe reshje dëbore. Po ashtu pjesërisht Qendra dhe Ballkani perëndimor do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore. Ndërsa kthjellime mbizotërojnë Skajet Lindje dhe Perëndim i Evropës./abcnews.al/