Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje dëbore në zonat malore, por reshje shiu mesatare në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Këto kushte të motit mbeten gjatë gjithë ditës.
Temperaturat e ajrit ulen më të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -2°C në 11°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5-6 ballë.
Kosova
Vijon ndikimi i motit të vranët dhe reshjeve të dëborë mbi territorin e Kosovë, herë pas here do ketë dhe reshje të pakta shiu. Nata sjellë pauzë të reshjeve.
Maqedonia e Veriut
Mbetet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu e dëbore në MV gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Rajoni dhe Evropa
Vijon mot i kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme mbetet pjesërisht qendra dhe Lindja e Evropës.
Por Evropa Veriore vijon me reshje dëbore. Po ashtu gjithë rajoni i Mesdheut do përfshihet nga vranësira të dendura, reshje shiu dhe stuhi ere./abcnews.al/