Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

schedule07:21 - 31 Maj, 2025

schedule 07:21 - 31 Maj, 2025

Vijon Shqipëria nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territorin Shqiptar; mot të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlera më të larta do të shënohen në ultësirën perëndimor.

Përsa i përket motit; kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur vranësira të shpeshta nëpër territor ku në skajin Verilindor do të rrezikojnë rrebeshe shiu.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërish dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës; do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës do të bëjë më të dukshme vranësirat në të gjithe territorin e Kosovës ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke i larguar gradualisht vranësirat nga i gjithë territori i Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 26°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore dhe Juglindore të MV.

Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të ketë përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë MV duke ri-kthyer motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ohrit deri në 29°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërish në qytetin e Shkupit.

Ndërkohë ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në Veri – Veriperëndim të kontinentit do të sjellë në gadishullin skandinav si edhe ishujt Britanikë; rrebeshe shiu si edhe mini – stuhi ere e breshëri.

Po ashtu, Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në gadishullin Iberik; brigjet e Egjeut si edhe rajonin e Ballkanit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!