SHQIPËRI – Vendi ynë do të përfshihet nga një moti i kthellët dhe i nxehtë këtë të hënë.
Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por pas-mesditës priten kalim i vranësirave; si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën malore Lindore. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin; të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
KOSOVA – Edhe gjatë ditës së hënë, territori i Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët, por pas mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës Ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR mbeten njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 28°C vlera maksimale në Gjilan e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor.
MAQEDONIA E VERIUT – Republika e Maqedonisë së Veriut për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë Maqedoninë e Veriut, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të Maqedoninë e Veriut. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë Maqedoninë e Veriut, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 30 gradë Celsius vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor.