Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

schedule07:10 - 16 Tetor, 2025

schedule 07:10 - 16 Tetor, 2025

Ditën e sotme  parashikohen reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët, i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra parashikohen reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 22 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!