Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit, 10 shtator 2025

schedule07:00 - 10 Shtator, 2025

schedule 07:00 - 10 Shtator, 2025

Ditën e sotme në vendin tonë, pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga intervale të gjata me diell, ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta në të gjithë zonën malore lindore, duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët.

Gjatë natës vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!