Parashikimi i legjendës së zikaltërve: Interi më i fortë, eliminon Milanin me dy gola të Lukakut

schedule14:14 - 4 Maj, 2023

schedule 14:14 - 4 Maj, 2023

Java e ardhshme do të gjejë Euroderbin e Milanos, ku Interi dhe Milani do të ndeshen në aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League, në një “San Siro” me kapacitet maksimal.

Ish-mesfushori italian i cili ka luajtur për 10 vite me Interin, Nicola Berti, parashikon se Lukaku do të jetë lojtari që do të vendosë se nga do të anojë peshorja.

“Si Interi dhe Milani po kalojnë një moment të mirë. Ndoshta Interi është disi më mirë. Unë jam një interist puro. Ëndërroj finalen e Stambollit dhe fitoren si në vitin 2010.

Sulmi? Unë preferoj Lukakun përpara Dzekos. Romelu është parqitur më mirë kohët e fundit. Ai dhuroi dy asiste fantastike ndaj Lazios. Lojtari im i preferuar tek Interi? Lukaku, ai lufton për çdo top dhe sakrifikon skuadrën. Shënon gola dhe dhuron asiste.

Ai ka reaguar pas kritikave të shumta dhe të tepruara. E sheh në çdo cep të fushës. Do të ishte bukur nëse eliminojmë Milanin me një dygolësh të tij”, është shprehur Berti./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!