Parashikimi i frikshëm i ekspertit, ç’do të ndodhë pas 15 vitesh me popullsinë shqiptare

schedule10:44 - 30 Mars, 2021

schedule 10:44 - 30 Mars, 2021

Arjan Gjonça, profesor i demografisë në “London School of Economics”, në një studim ka parashikuar se në vitin 2035, përqindja e popullsisë së vendit mbi 65 vjeç pritet të arrijë shifrën 24 përqind. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, ai u shpreh se prej tre dekadash vendi ka një rritje negative të popullsisë që vjen nga emigracioni dhe jo si rezultat i rënies së lindshmërisë dhe vdekshmërisë.

Në kushtet e Shqipërisë do të ketë tre probleme. I pari është problem financiar, i pensioneve. Ka disa zgjidhje mund të rritet mosha e pensionit, neve mund të zhvillojmë në 15 vitet e ardhshme një ekonomi më produktive. Pika e dytë negative është që neve na është prishur tradita, domethënë kujdesi për moshën e tretë bëhet në familje dhe tek ne nuk kemi fëmijë që të kujdesen për moshën e tretë.

Si institucion, shtëpitë e kujdesit nuk i kemi traditë. A do të ndryshojë kjo apo do të ndjekim një model japonez që po të kemi një rritje ekonomike dy shifrore që t’i çojmë para familjes t’i mbajë prindërit. I treti është problemi i kujdesit shëndetësor. Me rritjen e moshës së tretë rritet dhe nevoja për trajtimin esëmundjeve kronike.”, u shpreh Gjonça. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!