Parashikimi i frikshëm, gjysma e popullsisë do të vuajë mungesën e ujit

schedule20:08 - 19 Shkurt, 2018

schedule 20:08 - 19 Shkurt, 2018

Pas 12 vjetësh gjysma e popullsisë në botë rrezikon të preket nga mungesa e ujit të pijshëm. Studiuesit që kanë dhënë alarmin kanë sugjeruar si alternativë filtrimin e ujit të detit, proces që megjithatë nuk është pa kosto për ekosistemin.

Thuajse gjysma e popullsisë së botës, ose 47 për qind e saj, në vitin 2030 do të vuajë nga mungesa e ujit të pijshëm. Parashikimi vjen nga Instituti Ndërkombëtar i Ujit në Stokholm, që sugjeron se filtrimi i ujit të detit mund të jetë alternativa më e mirë për t’i bërë ballë krizës. Por specialistët paralajmërojnë se impiantet që mund të realizojnë procesin në fjalë duhet të funksionojnë në respekt të ekosistemeve dhe të përmbushin një sërë standardesh, kombëtare e ndërkombëtare.

“Duhet të gjejmë zgjidhje që marrin parasysh ndryshimet e klimës dhe emergjencën hidrike”, ka deklaruar inxhinieri Sergio Colagrossi. Sipas tij, impiantet për kthimin e ujit të detit në ujë të pijshëm janë përhapur në të gjithë zonën e Mesdheut dhe rritja e kërkesës për ujë do të çojë në zgjerimin e tyre. Në këtë aspekt, specialistët nuk janë të shqetësuar për impaktin e impianteve ndaj ambjentit, por për atë të ambientit ndaj impianteve.

Prania e algave, për shembull, mund të çlirojë substanca toksike. Nga ana tjetër, një problem janë edhe shkarkimet e impianteve që mund të sjellin një alternim të ekosistemit. Në zonat ku prania e kripës kalon atë të substancave toksike është vënë re zhdukje e një bime ujore, shumë e rëndësishme për të analizuar stabilitetin e ambjentit detar. Një impakt ky i shkaktuar edhe nga mungesa e një normative ambjenti në nivel global dhe europian./abcnews.al