Astrologu Jorgo Pulla ka bërë këtë të mërkurë parashikimin e yjeve për muajin shkurt. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka ndarë detaje për të 12-ta shenjat nga dashuria, puna deri te financat.
LEXO EDHE: Paraja, dashuria dhe puna, astrologu Jorgo Pulla: Si do të jetë ky muaj për 12 shenjat e Horoskopit
Mirëpo, ndër të tjera për personat që i përkasin shenjës së Akrepit dhe merren me politikë në Shqipëri, Pulla ka bërë një paralajmërim duke thënë se duhet të kenë kujdes. Sipas tij, një politikanë i kësaj shenje do t’i ndodhë diçka që lidhet me ligjin në muajin shkurt.
“Kanë një ndikim shumë të mirë me çështjet e punëve të tyre në rolet drejtuese. Duhet të kenë kujdes se do të dëgjojnë në lajme në TV, çështje politike që do të ndodhi diçka, por lidhet me politikën Akrepi në Shqipëri. Ndonjë politikanë lidhur me ligjin do të bëhet diçka. Por për personat që kanë probleme duhet të trokasin deri më datën 19, 20, sepse pas datën më 20, 21, 22, 23 këtu do jemi dhe do të ndodhi diçka. Ndërsa, për çështjet shpirtërore që kanë të bëjnë me Luanët, Demët dhe Shigjetarët janë perfektja. Kurse vëmendje të madhe që janë të largët kanë të bëjnë me Ujorët. Stabilizimi mbetet i mire”, u shpreh Pulla për shenjën e Akrepit./abcnews.al