Banka Botërore ka ngritur parashikimet për rritjen ekonomike gjate 2023 dhe dy vitet e ardhshme. Sipas raportit te fundit, efekt kryesor do te japin normat më të larta të interesit te caktuara nga Bankat Qendrore. Shqiperia mban nje norme te pandryshuar me 2.8%, ndersa pasohet nga Serbia me nje rritje ekonomike ne 2.3 perqind dhe Maqedonia e Veriut me 2.4 perqind. Bazuar ne te dhenat, Kosova kryeson ne rajon me nje vlere prej 3.7 perqind.
Referua raportit te mëparshëm të Bankës Botërore, turizmi listohet si një nga sektorët më potencialë që kanë ndikuar në zhvillim. Ne 2022, te ardhurat nga turizmi kapën vlerën e 1 miliardë eurove, niveli më i lartë i shënuar që prej 2018.
Edhe Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim citoi shifra pozitive per progresin ekonomik global, ne 2.7 perqind, nga parashikimi i mpearshem ne mars me 2.6 perqind. Ne eurozonë, OECD pret që në zonën e euros, OECD pret që Banka Qendrore Europiane të vazhdojë të rrisë normat përballë inflacionit bazë ende të lartë, i cili do te shënojë kulmin në tremujorin e tretë të këtij viti.
Eurozona mori një rritje të parashikuar në 0.4% për vitin 2023 nga një perspektivë e sheshtë në janar, por parashikimi për vitin e ardhshëm gjithashtu u ul pak./abcnews.al