Paraqitje të dobëta në fushë, Barcelona “kërcënon” Lewandowski

schedule15:26 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 15:26 - 28 Dhjetor, 2023

Në bazë të statistikave, asnjë skuadrë në top 5 ligat më të mira europiane nuk është më dobët se Barcelona për finalizimin e shanseve për gol këtë sezon.

Barcelona ka një deficit tepër negativ për golat që pritet të shënojë, një shifër kjo e cila është më e ulët se rivalët e saj.

Sulmuesi polak është ende golashënuesi më i mirë i Barcelonës me 9 gola, por konvertimi i rasteve është në nivel të ulët dhe ka shënuar vetëm tre herë që nga shtatori. Me ardhjen e sulmuesit brazilian Vitor Roque, do të ketë edhe më shumë presion mbi Lewandowskin për të filluar të shënojë më shpesh.

Xavi Hernandez thuhet se e kritikoi Lewandowskin gjatë ndeshjes së tyre të fundit të vitit kundër Almerias, e cila rezultoi me një fitore 3-2.

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut dha asistimin vendimtar, por vazhdoi të humbasë mundësitë e tij.

Sipas gazetës Marca, Xavi beson se zhgënjimi i tij në pjesën e parë kundër Almerias është kuptuar nga skuadra, dhe në veçanti, Lewa është paralajmëruar se nuk do të ketë ‘të paprekshëm dhe asnjë privilegj’ pavarësisht statusit.

Kjo vjen në kontekstin e presionit të bordit të Barcelonës. Hierarkia ka kërkuar një qasje më disiplinore nga Xavi, dhe në veçanti nuk e kanë kuptuar pse polaku  vazhdon të luajë pa pushim ose rotacion, pavarësisht formës së tij të dobët./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!