Paraqitje dinjitoze për Gegën, vendos rekord kombëtar në garën 2000m

schedule23:51 - 30 Shtator, 2019

schedule 23:51 - 30 Shtator, 2019

U zhvillua sot gara finale e botërorit 2000 metra me pengesa për femra, ku Shqipëria u përfaqësua nga atletja e njohur, Luiza Gega. 30-vjeçarja, rekordeme e Shqipërisë në distancat 800, 1500 dhe 3000 metra, bëri një garë dinjitoze.

Luiza Gega bëri një garë të mirë, por për asnjë moment nuk arriti të mbajë ritmin e kryesuesve. Atletja shqiptare e mbylli garën në vendin e nëntë (9:19:93). Koha e Gegës ishte dhe rekord kombëtar, që më parë ishte 9 minuta e 22 sekonda. Pjesëmarrja në këtë finale botërori ishte një arritje historike për Gegën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!