Parandjenja e vajzës turke, çfarë shkruante letra e gjetur nën rrënojat e tërmetit

schedule14:14 - 20 Shkurt, 2023

schedule 14:14 - 20 Shkurt, 2023

Ayşegül Çin u nxor e pajetë nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë. Bashkë me të, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe një letër, ku ajo shkruante se ia linte gjithçka kishte nënës së saj.

“Në rast se ndodh diçka, gjithçka kam në çantë është e nënës sime. Unë dua që ajo t’i përdorë ato për Haxh dhe Umra”, shkruhej në letër.

Dëshira e të resë nuk u plotësua, pasi edhe nëna e saj ndërroi jetë nga tërmeti.

I gjithë floriri që gjendej në çantën e Ayşegül Çin i është dhënë më pas vëllait të saj, i cili për fat të mirë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!