Nje 45 vjecar nga Lura është arrestuar nga policia pasi në automjetin e tij u gjetën mina me telekomandë dhe kallëpe eksplozivi. Arili Kalija u kap në flagrancë teksa ishte nisur për në Rrëshen. Ndërkohë që gjatë kontrollit policor në banesë iu gjetën sasi të tjera lënde eksplozive dhe dy armë zjarri.
Po transportonte nga Lura drejt Rrëshenit mina me telekomandë, eksploziv të lidhur me kapsolla dentonatore dhe lëndë eksplozive, kapet në flagrancë një 45 vjecar I cili jetonte në Lurë . Ai u arrestua gjatë operacionit policor “Safe City 2” në hyrje të rrëshenit. 45 vjecarit Arili Kalija iu gjetën në automjet katër mina me telekomandë të lidhura me aparat cellular me lëndë eksplozive, tre kallëpe lëndë eksplozive me kapsollë me fitil, tre kapsolla të lidhura me fitil dhe dy kallëpe të tjera lëndë plasëse të dyshuar eksplozivë. gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të 45 vjecarit të arrestuar, në Lurë shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Policinë e Dibrës, gjetën sasi tjetër lënde eksplozive si dhe dy armë zjarri, kapsolla detonatore, qindra fishekë luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës. Dy muaj e gjysmë më parë, Policia vuri në pranga një 28-vjecar dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
/abcnews.al