Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në fshatin Zhapokikë në Memaliaj. Mësohet se një burrë ka kërcënuar me sëpatë gruan në familje. Si pasojë,61-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga policia.
Sakaq, është sekuestruar edhe mjeti prerës, sëpata.
Njoftimi i Policisë:
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje.
Kanosi me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (sëpatë).
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al