Parandalimi i dhunës në stadiume, ligji i ri hyn në fuqi

schedule16:35 - 8 Tetor, 2019

schedule 16:35 - 8 Tetor, 2019

Ligji i ri që dënon dhunën në stadiume dhe ambiente të tjera sportive ka hyrë në fuqi duke nisur nga dita e sotme. Më 24 shtator u botua në Fletoren zyrtare dhe tanimë kushdo që kryen akte dhune në stadiume, duhet të mendohet mirë.

Gjithçka nis me gjobë për shkelje të vogla, për t’u përshkallëzuar më tej. Goditja e lojtarëve apo zyrtarëve dënohet edhe deri në pesë vite burg. Më poshtë ju sjellim ligjin e ri me gjithë dënimet e ndryshme. /abcnews.al

Neni 274/a – Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv

Goditja për shkak të veprimtarisë sportive – 1 deri në 3 vite burg
Goditja në ambiente sportive, e përsëritur, apo nga drejtues – 1 deri në 5 vite burg

 

Neni 274/b – Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive

 

Hyrja në fushë – 50000 deri ne 100000 lekë gjobë
Hyrja në fushë dhe pengimi i aktivitetit sportiv – gjobë deri në burgim me tre muaj
Hedhja e sendeve të forta në fushë – 6 muaj deri në 3 vite burg

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!