Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parandalimi dhe mbrojtja ndaj zjarreve/ Ministri Lamallari: Kemi plan masash, rritje e gatishmërisë operacionale

schedule10:24 - 20 Maj, 2026

schedule 10:24 - 20 Maj, 2026

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari thotë se do të ketë plan masash për zjarret.

Në një konferencë për mediat, Lamallari u shpreh se në fokus është parandalimi i rasteve të zjarrit, teksa shtoi se do të ketë edhe rritje të gatishmërisë operacionale.

“Gjatë sezonit të verës kemi rastë të zjarrvënieve, edhe të qëllimshme. Ministria e Brendshme ka hartuar një plan masash. Në fokus mbetet parandalimi i rasteve të zjarrit, mbrojtja e jetës, pronës dhe mjedisit. Kemi angazhim shumë të shtuar me bashkitë, me autoritetet vendore. Kemi kontrollet që do vijojnë në vijim, në hotele, bare, restorante, ku ka flukse të shtuar të qytetarëve, për të parë masat. Operacione të tilla garantojnë turizëm cilësor”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!