Deri në ora 10 rrugët, zyrat e shërbimeve të ndryshme, dyqanet dhe tregjet e vendit ishin plot me njerëz. Shumica nuk zbatonin rregullin e mbajtjes të distancës apo të ecnin vetëm.
Në Shkodër qytetarët duken më të bindur se tregëtartë për të zbatuar oraret e reja të lëvizjeve.
Ndërsa zyrat e UKT-së në Vlorë nuk u hapën fare dhe kanë njoftuar që pagesat duhet të kryhen vetëm në banka. Kurse pikat e OSHEE deri në ora 10 kishte qytetarë që për të paguar faturat. Banorët nuk është se janë të gjithë dakord me izolimin në banesë.
Në Lezhë banorët janë izoluar, por disa prej tyre kanë humbur dhe varrimet e të afërme apo detyrime të tjera që kanë kundrejt familjarëve.
Ndërkaq në Durrës banorë janë më të ndërgjegjëshëm që të duhet të izolohen për të mirën e shëndetit të tyre. Por orari duhet të jetë pak më i gjatë.
Edhe në Fier meqë është dita e parë e ndryshimit të orareve të lëvizjes së fierakët që nuk kanë mundur dot të mbyllen në banesa pas orës 10 tregojnë arsyet.
Pamjet tregojnë qartë dhe buzë detit nuk ka më njerëz.
Edhe në qytete te tjera, Peshkopi, Berat, Librazhd dhe Korce shumica e qytetarve kanë zbatuar orare e lëvizjeve. Ata jo vetëm janë sensibilizuar nga frika e përhapjesë së koronavirusit por dhe smund të përballojnë dot gjobën prej 10 mijë lekë./abcnews.al