Paralajmëruan protestë, Rama thërret mjekët nesër në takim në Kryeministri

schedule18:05 - 23 Shtator, 2020

schedule 18:05 - 23 Shtator, 2020

Pak orë pasi njoftuan se nesër do të zhvillojnë një protestë në QSUT për rritje dinjitoze të pagave dhe kushte të mira pune, kryeministri Edi Rama ka thirrur nesër në mëngjes një përfaqësi mjekësh në selinë e qeverisë për t’u njohur nga afër me kërkesat e tyre.

Sindikata theksonte se protesta e tyre ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.

Por kërkesa e mjekëve për leje për të protestuar nesër në orën 10:00 në QSUT u refuzua nga policia, pasi nuk lejohen grumbullimet për shkak të pandemisë. Pas njoftimit se Edi Rama do i presë nesër në takim, tashmë pritet për t’u parë nëse mjekët do ta zhvillojnë protestën.

Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë premtoi se rritja e pagave do të jetë 40%, por mjekët kanë disa kërkesa./ db/Abcnews.al