Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive të SHBA-së, njëherësh zyrtar i Task-Forcës Anthony Fauci ka paralajmëruar senatorët që koronavirusi do të përhapet më tej nëse vendi hapet shumë shpejt.
Teksa paralajmëroi paosja të rënda, ai gjithashtu tha se numri real i vdekjeve në SHBA është ndoshta më i lartë se shifra zyrtare prej 80,000 viktimash.
Mesazhi i tij është në kundërshtim me deklaratat optimiste të Presidentit Donald Trump i cili është i prirur për hapjen në mënyrë që ekonomia të nisë aktivitetin e saj.
Fauci foli përmes video me një komitet të Senatit amerikan të udhëhequr nga republikanët.
Ai iu referua planit të Shtëpisë së Bardhë ” Hapja e Amerikës përsëri” , i cili përfshin tre faza 14-ditore që shteteve u kërkohet të marrin në konsideratë zbatimin, pasi ato lejojnë shkollat dhe bizneset të rihapin.
Ai paralajmëroi për rrezikun e shkaktimit të një tjetër shpërthimi që zyrtarët nuk do të ishin në gjendje ta kontrollojnë, duke shtuar se një shpërthim i tillë do të rivendoste rikuperimin ekonomik dhe do të çonte në “vuajtje dhe vdekje”.
I pyetur në lidhje me mundësinë e një rikthimi në vjeshtë të virusit, Fauci tha se një është plotësisht i imagjinueshëm dhe i mundshëm.
“Shpresoj se nëse kemi kërcënimin e një valë të dytë do të jemi në gjendje ta trajtojmë atë në mënyrë shumë efektive për të parandaluar që të kthehet një shpërthim,” tha ai. /abcnews.al