Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia po përgatitej të zhvillonte një vit të ri lufte në Ukrainë gjatë vitit 2026, pas deklaratës së homologut të tij rus, Vladimir Putin, se objektivat e Moskës do të arriheshin pa asnjë dyshim.
“Ne dëgjuam një sinjal të ri nga Moska që ata po përgatiten ta bëjnë vitin e ardhshëm një vit të ri lufte”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të përditshëm.
“Eshtë e rëndësishme që partnerët ndërkombëtarë ta kuptojnë këtë dhe të reagojnë, veçanërisht partnerët në Shtetet e Bashkuara, të cilët shpesh deklarojnë se Rusia pretendon të dëshirojë të ndalojë luftën”, shtoi ai.
Sipas Zelenskyt, ”autoritetet ruse po përpiqen të minojnë diplomacinë duke kërkuar formulime të ndryshme në propozimet në proces negociator për të fshehur dëshirën e tyre për të shkatërruar Ukrainën dhe ukrainasit dhe për të legjitimuar vjedhjen e territorit tonë”.
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se objektivat e pushtimit rus të Ukrainës do të arriheshin pa asnjë dyshim, përfshirë objektivat territoriale.
“Ne preferojmë ta arrijmë këtë dhe të eliminojmë shkaqet thelbësore të konfliktit përmes rrugës diplomatike”, shtoi ai.

