Paralajmëron Voda: Shumë shpejt do të dëgjoni emra me rrezikshmëri të lartë kriminale

schedule13:11 - 4 Maj, 2020

schedule 13:11 - 4 Maj, 2020

Në një intervistë për “ABC News” zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda është ndalur te menaxhimi i pandemisë në Shqipëri. Gjatë intervistës Voda ka folur edhe për qarqet të cilat janë të identifikuara me kultivim të lartë të  kanabisit në vend.

Ndërsa sqaroi se Durrësi, Shkodra dhe Gjirokastra mbeten qarqet më problematike, ajo shtoi se fokusi i Policisë ka qenë gjithmonë te kultivimi brenda vendit.

Gjithashtu Policia e Shtetit në raste të tilla ka një plan të mirëmenduar sipas zëvendës ministres, e cila vuri në dukje se Operacioni Forca e Ligjit është në aktivitet dhe shumë shpejt pritet të goditen raste të pesonave me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Pyetje: 

Jemi në një sezon, në atë që ndryshe quhet bota e hashashit, a keni një plan të posaçëm masash për këtë sezon?

Voda: Ne planin e kemi, është një nga prioritetet tona. Siguroj që të gjitha institucionet shtetërore kanë një plan dhe Policia e Shtetit gjithmonë e bën në fillim të vitit. Kontrolli i territorit ka kohë që ka filluar. Fokusi ynë është identifikimi i rasteve të kultivimit brenda vendit.

Cilat zona konsiderohen më me rrezik?

Voda: Kryesisht në qarqet me rrezik konsiderohen Durrësi, Gjirokastra, Shkodra. Këtë vit do të ketë një numër të konsiderueshëm dronësh që do të mundësojnë edhe identifikimin e këtyre rasteve.

Lexo edhe: Shpërblime për patrullat e policisë? Rovena Voda: Nuk kemi mbajtur njerëz 24 orë në punë

Gjithashtu ajo theksoi se në këto dy muaj ka pasur një ulje të Operacioneve të Forcës së Ligjit, “por siguroj që Task-Forca është në aktivitet dhe shumë shpejt do të dëgjoni goditje të tjera. Janë emra që janë në listën e personave me rrezikshmëri kriminale”, u shpreh Voda.

Gjatë intervistës zëvendës ministrja e Brendshme tha se puna e Policisë ka vazhduar të jetë me të njëjtin ritëm.

Sa i përket operimit të sektorit të turizmit Doda tha se për këtë do të përgjigjet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit: “Policia e Shtetit do të kryejë detyrën e saj në monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të masave”, tha ndër të tjera Voda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!