Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump nuk resht që akuzuari Joe Biden për mashtrim dhe vjedhje votash.
Pak orë më parë Trump postoi në Twitter një mesazh drejtuar kundërshtarit të tij politik.
“Joe Biden nuk duhet të pretendojë padrejtësisht zyrën e Presidentit. Unë mund ta bëj edhe atë pretendim. Procedurat ligjore sapo kanë filluar!”, shkruan Trump në Twitter.

Fushata e Trump ka ngritur padi në të gjithë vendin duke pretenduar mashtrim, por asnjë provë nuk është dhënë për të mbështetur incidentet e supozuara të ndërhyrjes së votave ose incidenteve të tjera të rëndësishme.
Trump disa herë e ka quajtur veten fitues para kohe, duke refuzuar të pranojë statistikat që tregojnë se Biden po shkon drejt fitores.


