Paralajmëron shkencëtari: Kjo mund të jetë vera më e freskët, priten temperatura rekord

schedule08:02 - 19 Korrik, 2023

schedule 08:02 - 19 Korrik, 2023

Një shkencëtar i NASA-s ka paralajmëruar se kjo verë “do të jetë më e freskëta” për pjesën tjetër të jetës së njerëzve, pasi valët e të nxehtit vazhdojnë të godasin Europën dhe SHBA-në.

“Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”, tha Peter Kalmus.

Kalmus bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”.

Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte për 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm.

Ndër shkaqet që kanë çuar në këto temperatura të larta është sasia e madhe e dioksidit të karbonit në atmosferë.

Sipas agjencisë për klimën në Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sasia e rritur e dyoksidit të karbonit në atmosferë shkakton “ngritjen e temperaturës globale”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!