Paralajmëron Putin: Nëse Ukraina sulmon me armë Perëndimore, do të jemi në luftë me vendet e NATO-s

schedule20:24 - 12 Shtator, 2024

schedule 20:24 - 12 Shtator, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar sërish, ndërsa lufta me Ukrainën ndodhet në një moment kritik. Putin deklaroi se nëse Perëndimi lejon Ukrainën të kryejë sulme në territorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi, armë që i janë dhënë nga vendet perëndimore, kjo sipas tij do të thotë se “vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë”.

“Nëse merret ky vendim, nuk do të thotë asgjë më pak se përfshirja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë. Kjo do të ndryshonte vetë natyrën e luftës. Kjo do të thotë se vendet e NATO-s janë në luftë kundër Rusisë”, tha Putin në një video të postuar në Telegram.

Megjithatë, më herët Rusia raportoi se kishte rimarrë 10 fshatra në rajonin e Kurskut, ku Ukraina nisi një pushtim në shkallë të gjerë muajin e kaluar.

/abcnews.al/