Paralajmëron mjeku: Jo tifozë në stadiume, jemi 18 muaj larg vaksinës

schedule11:37 - 15 Prill, 2020

schedule 11:37 - 15 Prill, 2020

18 muaj pa tifozë. Ky është parashikimi i frikshëm i ekspertëve, të cilët deklarojnë se gjithçka varet se kur do të prodhohet vaksina kundër Coronavirusit. Ndërkohë që ditën e sotme numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën i kaluar shifrat e dy milionë personave.

Doktor Zach Binney, epidemolog në Universitetin e Atlantës në Georgia, deklaron se vetëm me anë të distancimit social mund ta mposhtin virusin vdekjeprurës. “Duhen të respektohen rregullat. Deri në kohën kur prodhimi i vaksinës të jetë në masë, asgjë nuk do të jetë si më parë”, deklaron eksperti.

”Futbolli në kohë pandemie do të ishte fatal. Me kalimin e kohën aktivitetet sportive do të rifillojnë, por me dyer të mbyllura. Do të ishte shumë e rrezikshme që shkallët e stadiumeve të jenë me tifozë, për sa kohë nuk e kemi vaksinën. Kjo situatë mund të zgjasë deri në 18 muaj”, parashikon mjeku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!