Paralajmëron Macron: Kushdo që mbështet Rusinë në konfliktin e Ukrainës është ‘bashkëpunëtor’

schedule14:05 - 5 Prill, 2023

schedule 14:05 - 5 Prill, 2023

Presidenti Emmanuel Macron ka mbërritur në Pekin për një vizitë shtetërore tre-ditore.

Duke folur për gazetarët, udhëheqësi francez tha se kushdo që ndihmon Rusinë në konfliktin e Ukrainës është bashkëpunëtor”.

“Ne kemi vendosur që në fillim të konfliktit të ndihmojmë Ukrainën dhe gjithashtu e kemi bërë shumë të qartë se kushdo që ndihmon agresorin do të ishte bashkëpunëtor në shkeljen e ligjit ndërkombëtar,” tha Macron.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!