“Rreziku që konflikti palestinezo-izraelit të përshkallëzohet në një konflikt rajonal është mjaft i lartë dhe Rusia i konsideron provokuese përpjekjet për të fajësuar Iranin për gjithçka”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, teksa ka komentuar situatën e luftës Izrael-Hamas.
Sipas kreut të diplomacisë ruse, udhëheqja iraniane mban një pozicion mjaft të përgjegjshëm, të balancuar dhe bën thirrje për të parandaluar përhapjen e këtij konflikti në të gjithë rajonin dhe vendet fqinje.
“Sa i përket Rripit të Gazës, rreziku që kjo krizë të përshkallëzohet në një konflikt në të gjithë rajonin është mjaft serioz”, ka thënë ndër të tjera Lavrov./abcnews.al/