Paralajmërimi i kirurgut amerikan mbi rreziqet e alkoolit mund të sjellë një ‘trend’ të ri në etiketat e shisheve alkoolike.
“Pijet alkoolike duhet të kenë një paralajmërim për rreziqet e kancerit në etiketën e tyre,” tha Kirurgu i Përgjithshëm i SHBA-së të premten, në një lëvizje që mund të shënojë një kalim drejt një rregulloreje më agresive, si ato për duhanin.
Kirurgu i Përgjithshëm i SHBA-së, Vivek Murthy, tha se konsumi i alkoolit rrit rrezikun e të paktën shtatë lloje kanceri, përfshirë kancerin e gjirit, të zorrës dhe të mëlçisë, por shumica e konsumatorëve amerikanë nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Konsumi i alkoolit është shkaku i tretë më i rëndësishëm i parandalueshëm i kancerit në Shtetet e Bashkuara, pas duhanit dhe obezitetit.
Murthy gjithashtu kërkoi që udhëzimet për kufizimet e konsumit të alkoolit të rishikohen, që njerëzit të mund të peshojnë rrezikun e kancerit kur vendosin nëse do të pinë dhe sa shumë. Udhëzimet dietike amerikane aktualisht rekomandojnë deri në dy pije në ditë për burrat dhe një pije ose më pak në ditë për gratë.
Prodhuesit e alkoolit dhe shoqatat e industrisë nuk dhanë komente për propozimin, ndërkohën uk është e qartë nëse sugjerimet e kirurgut do të miratohen nga administrata e Joe Biden e cila po hyn në dy javët e saj të fundit. / abcnews.al