Paralajmëron Irani: Nëse ekzistenca jonë kërcënohet, ne do të ndërtojmë bombë atomike

schedule09:59 - 9 Maj, 2024

schedule 09:59 - 9 Maj, 2024

Irani kërcënon se do të ndryshojë doktrinën bërthamore nëse Izraeli kërcënon ekzistencën e tij. Kështu deklaroi një këshilltar i liderit suprem të Iranit, duke ngritur shqetësime rreth një programi bërthamor iranian.

“Ne nuk kemi asnjë vendim për të ndërtuar një bombë bërthamore, por nëse ekzistenca e Iranit kërcënohet, nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të ndryshojmë doktrinën tonë ushtarake,” tha këshilltari Kamal Kharrazi.duke shtuar se Teherani tashmë ka sinjalizoi se ka aftësinë për të ndërtuar armë të tilla.

“Në rast të një sulmi ndaj objekteve tona bërthamore nga regjimi sionist (nënkupton Izraelin), frenimi ynë do të ndryshojë”, shton Harazi. Në vitin 2022, i njëjti këshilltar tha se Irani ishte teknikisht i aftë të prodhonte një bombë bërthamore, por nuk kishte vendosur ende nëse do ta ndërtonte një të tillë.

Khamenei, i cili ka fjalën e fundit në programin bërthamor të Teheranit, e ndaloi zhvillimin e armëve bërthamore në një fetva, ose dekret fetar, në fillim të viteve 2000.

Ai përsëriti se në vitin 2019, duke thënë se ndërtimi dhe grumbullimi i bombave bërthamore ishte “i gabuar dhe përdorimi i tij është haram”, ose fetarisht i ndaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!