Paralajmëron eksperti: 12 javët e ardhshme më të errëtat që nga fillimi i pandemisë

schedule12:57 - 19 Tetor, 2020

schedule 12:57 - 19 Tetor, 2020

Eksperti i sëmundjeve infektive, Micheal Osterholm ka paralajmëruar se 6 deri në 12 javët e ardhshme do të jenë “më të errëtat e pandemisë”, raporton Business Insider.

Osterholm, drejtor i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, kur u pyet rreth diskutimeve të Shtëpisë së Bardhë për imunitetin e tufës, ai pohoi se nuk ndante të njëjtin  mendim dhe optimizëm si administrata e Trump.

‘Ne nuk po tregojmë historinë e plotë. Gjashtë deri në 12 javët e ardhshme do të jenë më të errëtat e pandemisë. Vaksinat nuk do të jenë të disponueshme deri në fillim të tremujorit të tretë të vitit të ardhshëm. Rreth gjysma e popullsisë amerikane është skeptike nëse duhet ta bëjë vaksinën”, tha ai.

“Njerëzit nuk dinë çfarë të besojnë, dhe kjo është një nga sfidat tona të mëdha, dhe ne duhet të japim mesazhe që pasqyrojnë prova shkencore dhe realitetin”, tha Osterholm.

Ai shtoi se qëllimi i imunitetit të tufës arrihet kur qytetarët kane mundësi vaksinimi, jo thjesht duke i lejuar ata të infektohen nga virusi.

‘Ne kemi nevojë për dikë që të na tregojë,’ cili është plani ynë afatgjatë? Pse po u kërkojmë njerëzve të distancohen, përfundoi eksperti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!