Paralajmërim i frikshëm: “Konflikti SHBA-Iran mund të çojë në luftë bërthamore”

schedule12:45 - 8 Janar, 2020

schedule 12:45 - 8 Janar, 2020

Deputeti rus, Vladimir Dzhbarov ka paralajmëruar se një konflikt midis SHBA dhe Iranit mund të çojë në një luftë bërthamore.

Ai e deklaroi këtë pas sulmit iranian mbi bazat ushtarake ku ndodhen trupat amerikane në Irak.

“Sulmet nga SHBA dhe Irani mund të çojnë në një luftë të gjerë në rajon. Nëse Uashingtoni mendon se mund të arrijë qëllimet e saj, atëherë ekziston rreziku i një lufte bërthamore,” tha deputeti i parlamentit rus.

Ai tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të përfshihet në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konflikteve në Lindjen e Mesme.

Irani goditi me 12 raketa balistike dy bazat ushtarake ku ndodhen trupat amerikane në Irak, ndërsa Garda Revolucionare e Iranit, e cila mori përgjegjësinë për sulmin, tha se sulmet ishin “hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësisë së Kudsit Qaseem Suleimani”

Ushtria e Irakut tha se nuk ka viktima në sulmin iranian, dhe Presidenti Donald Trump deklaroi se “gjithçka është mirë!”, por kërkimet për viktima dhe dëmtime ende vazhdojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!