Paralajmëron Borrell: Emigracioni mund të “shpërbëjë” BE-në

schedule14:39 - 22 Shtator, 2023

schedule 14:39 - 22 Shtator, 2023

Kriza e emigracionit mund t’i shkaktojë dëm të Bashkimit Europian, ka paralajërmuar kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, përmes një interviste për The Guardian, duke përmendur dallimet e thella kulturore midis vendeve europiane dhe paaftësinë e tyre afatgjatë për të rënë dakord për një politikë të përbashkët ndaj çështjeve specifike.

Sipas Borrell, fakti që nacionalizmi po forcohet në Europë ka të bëjë më shumë me sfidën e emigracionit dhe më pak me euroskepticizmin.

“Brexit nuk është bërë realisht një epidemi”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

 “Ishte një vaksinë. Askush nuk dëshiron të ndjekë shembullin e britanikëve duke të largohet nga Bashkimi Europian”, shtoi ai, duke nënvizuar se emigracioni hap një “çarje më të madhe” brenda BE-së dhe se, në këtë kontekst, mund të ketë një efekt “shpërbërës”.

Pavarësisht krijimit të një kufiri të jashtëm të përbashkët, “deri tani nuk kemi qenë në gjendje të biem dakord për një politikë të përbashkët migracioni”, tha kryediplomati i BE-së, duke argumentuar se kjo ishte për shkak të dallimeve të thella kulturore dhe politike që ekzistojnë ende brenda BE-së.

Sipas Borrell, nuk është lufta në Ukrainë që po ushqen mosmarrëveshjet aktuale të migracionit brenda BE-së të Sirisë, lufta në Libi, grushtet ushtarake në Sahel

“Ne jetojmë në një cikël destabiliteti nga Gjibraltari në Kaukaz dhe kjo ka ndodhur para luftës në Ukrainë dhe do të vazhdojë edhe pas saj.

Migrimi nga Afrika nuk është shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Shkaqet rrënjësore të migrimit në Afrikë janë mungesa e zhvillimit ekonomik dhe qeverisja e keqe”, vuri në duke Borrell por duke përmendur se përpjekjet europiane për të bashkëpunuar me disa vende afrikane vështirësohen për shkak të ekzistencës së regjimeve ushtarake atje dhe veprimeve që ato zhvillojnë brenda kufijve afrikanë grupe mercenare si Wagner i Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!