Avokati Idajet Beqiri paralajmëron se do të ketë arrestime të bujshme para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se SPAK do të arrestojë Flamurën Nokën dhe Shkëlzen Berishën.
“Flamur Noka do arrestohet para zgjedhjeve. Edhe Shkëlzen Berisha, nuk do t’i gëzojë ato 5 deputetë. Patjetër, nuk e mbajnë dot dosjen. Do ta çojë se s’bën”, theksoi ai./abcnews.al