Paralajmëron Artan Hoxha: Historia sapo ka nisur, arrestimi i Kokës pason 2 të tjera

schedule21:24 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 21:24 - 14 Dhjetor, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka do të pasojë 2 të tjera. I ftuar në “Log.” në Abc, Hoxha tha se kjo është një histori shumë e madhe, madje një nga 3 më të mëdhatë dhe nëse hetimet vijojnë, sipas tij SPAK mund të bëjë atë që s’e ka bërë deri më tani.

Sot pasdite kam parë dhe një reagim të politikanëve të ndryshëm dhe forcave politike, për këtë garën se kush i kishte bërë denoncimet i pari. Unë mendoj që kjo histori sapo ka nisur dhe uroj të jetë kështu sepse është histori shumë e madhe, është një nga 3 historitë që ka SPAK që mund të bëjë atë që s’kemi bërë në 30 vjet nëse hetimi është i plotë. Pse tani? Pse në këtë moment? Duket sikur javët e fundit audienca e Ramës në rrjete sociale ishte zhdukur fare dhe sot menjëherë u kthye në lojë fuqishëm sepse gjithçka po merrej me foltoren, me Berishën dhe duket sikur kjo është nga ato manovrat që bën vazhdimisht Rama e sposton vëmendjen aty ku do. Kemi akuzuar Kim se anon nga ana e qeverisë dhe kjo duket sikur bën një baraspeshim, sepse Koka është personazh i rëndësishëm jo vetëm si ish ministër e deputet por edhe si person. Është biznesmen i fuqishëm, është sulmuar dhe më parë edhe pa u bërë ministër”, tha Hoxha. 

Koka u arrestua në mesditë në shtëpinë e tij në Durrës  me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pas hetimeve që kreu për koncensionin e inceneratorit të Elbasanit. SPAK ka ngritur ndaj ish-Ministrit Koka dhe dy administratorëve të kompanive fituese të koncensionit, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dy të shpallur në kërkim, akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!