Naftëtarët nuk i besojnë premtimit të administratorëve të rafinerisë për dhënien e pagave. Një ditë pas reagimit të kompanisë ekskluzivisht për ABC News që akuzoi Bankers dhe Autoritetin e Konkurencës në lidhje me pezullimin e punës dhe siguroi se do tju japin tre paga naftëtarëve, këta të fundit thonë se janë kontaktuar por vetëm për një pagë.
“Ato ihsin lojra të kompanisë dhe qeverisë. Ata janë aktorë. Me turpësinë më të madhe thanë se do mundohemi t’ju kalojmë një pagë sot”, thotë një prej naftëtarëve.
Naftëtarët nuk dorëzohen madje ditën e djelë do të ngujohen të gjithë brenda në Rafineri gra e burra bashkë.
Në ditën e 5 të grevës së urisë gjendja shëndetësore e tyre është rënduar shumë.
Këta naftëtarë kërcënojnë se nëse nuk marrin 20 paga dhe puna nuk nis vetëm të vdekur do të shkojnë pranë familjeve të tyre. /abcnews.al