Paralajmëroi Covid-19, gruaja e mjekut kinez që vdiq sjell në jetë djalin

schedule15:43 - 12 Qershor, 2020

schedule 15:43 - 12 Qershor, 2020

E veja e Li Wenliang, mjeku kinez që ngriti alarmin për shpërthimin e koronavirusit në vend, ka lindur djalin e tyre.

Fu Xuejie ndau një fotografi të djalit në aplikacionin e mesazheve WeChat, duke e quajtur atë një “dhuratë të fundit” nga Dr Li.

Dr Li u arrestua nga autoritetet për “përhapjen e lajmeve të rreme”, dhe më vonë vdiq pasi u infektua nga virusi.

Pas një proteste publike për vdekjen e tij, ai u nderua si hero nga qeveria.

E veja tani ka dy djem me burrin e saj të ndjerë. Në mesazhin e saj ajo shkroi: “A mund ta shohësh këtë nga parajsa? Më ke dhënë dhuratën tënde të fundit sot. Unë sigurisht që do t’i dua dhe t’i mbroj ata”, ka thënë ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!