Autoritetet kosovare kanë paralajmëruar ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, se do të arrestohet nëse hyn në territorin e Kosovës. Zyrtarit të qeverisë së Beogradit nuk i është dhënë leje të hyjë në Kosovë për të marrë pjesë në festën e Vidovdanit.
Bëhet e ditur se për këtë fakt janë informuar partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta të policisë kanë mbërritur në Veri të Mitrovicës. Për këto zhvillime ka reaguar dhe Zyra serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Duke dënuar urdhërin, Beogradi nënvizon se “është e qartë se një vendim i tillë është marrë në koordinim mes Prishtinës dhe BE-së për të poshtëruar Serbinë”./abcnews.al