Paralajmërohet Partizani, ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës

schedule19:12 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 19:12 - 4 Dhjetor, 2019

Janë zbardhur sot vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe dënimet kanë qenë më të shumta në Kategoritë e ulëta. Në Superiore, vetëm Partizani është paralajmëruar për vonesat në fillimin e lojës, ndërsa dënimet kanë qenë më të ashpra në futbollin inferior. Më poshtë, janë të zbardhura dhe vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.

  1. KF Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore.
  2. Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit kombëtar të kategorisë së dyë, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 65/4/c te KDS, dënohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatore në stadiumin përkatës si dhe gjobe në masën 100.000 (njëqindmijë) leke. Ne zbatim te nenit 116 te KDS, gjoba te aplikohet në masën 20%.
  3. KF Sopoti, për sjellje te gabuar te spektatoreve duke shkaktuar ndërprerjen e lojës, ne baze te Nenit 65 te KDS, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatore dhe gjobë ne masën 100.000 (njëqindmijë) Leke. Ne zbatim te Nenit 117 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%,
  4. Lojtari i KF Gramozit Enea Mydini, për sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes duke perdorur fjale ofenduese, ne baze te Nenit 48/1/a te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  5. Lojtari i Këlcyrës Nazmi Gaba, për goditje ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  6. Zyrtari i KF Gramozi, Fabian Cuko, për goditje me grusht të kundershtarit, ne baze te Nenit 47/2/b te KDS dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Ne baze te Nenit 19 te KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi ne stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe ambientin perreth fushës.
  7. Sh.S Albpetrol, për sjelljen e gabuar të spektatoreve duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarit te ndeshjes e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, ne baze te Nenit 65/4/c te KDS, dënohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin përkatës si dhe gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) leke. Ne zbatim te nenit 116 te KDS, gjoba te aplikohet në masën 20%.
  8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të “Football Republic” Frenki Shahaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.
  9. Rrëzimin e kërkesës së KF Dinamo U19 si të pa bazuar në KDS.
  10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të KF Partizani Erlind Qehajaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!