Paralajmërimi shqetësues në Itali: Nëse nuk ulet numri, të prekurit nga koronavirusi do të lihen të vdesin

schedule17:11 - 18 Mars, 2020

schedule 17:11 - 18 Mars, 2020

Italia është shteti më i prekur në Evropë nga koronavirusi dhe i dytë në radhë në rang global. Kurba e epidemisë nuk po njeh ende ulje dhe autoritetet e shëndetit tashmë kanë dhënë një tjetër alarm.

Këshilltari i Mirëqenies Giulio Gallera duke folur për trendin e rasteve me koronavirus është shprehur se të nëse kurba nuk bie deri në dielën,  me shumë mundësi qeveria do detyrohet që të marrë masa më shtrënguese.

Nga ana tjetër, guvernatori Attilio Fontana është shprehur se nëse numri i të prekurve nuk bie, së shpejti “ nuk do mund t’u japim më ndihmë të sëmurëve.”

Mjekët kanë dhënë gjithashtu alarmin se më shumë se 2,600 persona në stafet mjekësore janë infektuar me koronavirusin.

Si pasojë e Covid-19 rreth 2,503 persona kanë humbur jetën. Numrin e madh të viktimave në shtetin fqinje e ka përmendur edhe presidenti brazilian Jair Bolsonaro.

Brasilia u shpreh:

“Italia është një vend plot me të moshuar, në çdo ndërtesë mund të gjesh të paktën një çift të moshuarish, si në Kopakabana. Për këtë arsye ka kaq shumë vdekje.”

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro i bëri këto deklarata në Brasilia teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!