Paralajmërimi: Shërbimi rus dhe Kisha Ortodokse e Serbisë duan t’i prishin zgjedhjet në Mal të Zi

schedule07:57 - 2 Prill, 2023

schedule 07:57 - 2 Prill, 2023

Presidenti i Nderit i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, akuzoi Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë dhe Kishën Ortodokse Serbe (SPC) se kanë një plan për t’i shkatërruar kutitë e votimit në zgjedhjet e nesërme në Mal të Zi.

“Informatat po ju rrjedhin nga shërbimi juaj, zotërinj nga FSB dhe SPC. Tashmë dihet plani i shkatërrimit të kutive të votimit në Bijelo Polje, Rozhajë, Petnjicë, Nikshiq e sigurisht edhe në Podgoricë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai më tejshtoi se kësaj radhe kjo nuk do të funksionojë për ta. Kujtojmë se sot janë kontrolluar disa lokacione dhe po punohet për mbledhjen e provave. Disa persona po merr në pyetje nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.

Në njërin nga kontrollet, policia e Podgoricës ka gjetur material zgjedhore të vulosura, ndërsa në tjetrin ka gjetur lista zgjedhore dhe kopje të kartave të identitetit. Për gjithçka është vënë në dijeni prokuroria.

Po ashtu, në polici dhe në prokurorinë e Bijelo Poljes është raportuar se persona të panjohur kanë tentuar t’u marrin kartat e identitetit banorëve të “Shtëpisë së Pleqve”.

Sot do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilin kandidat janë presidenti aktual, Milo Gjukanoviq (DPS) dhe Jakov Milatoviq (Evropa Tani).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!